Banka e Shqipërisë (BSH) është angazhuar për të nxitur rritjen e përdorimit të monedhës kombëtare.

Në funksion të këtij misioni Banka e Shqipërisë i ka kushtuar rëndësi dhe aspektit strategjik të arkitekturës mbikëqyrëse dhe rregullatore të sistemit financiar.

Për të nxitur rritjen e përdorimit të monedhës kombëtare, në fillim të vitit 2018, BSH-së miratoi një sërë ndryshimesh rregullative që prekin aktivet dhe pasivet e sektorit bankar dhe vendosjen e kërkesave për një ndërgjegjësim më të mirë të huamarrësve, lidhur me kreditimin e pambrojtur në valutë.

Gjithashtu në përmbushje të rolit të saj ligjor si Autoritet i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në vend, Banka e Shqipërisë krijoi “Fondin për ndërhyrjen e jashtëzakonshme”, përmes kontributit të bankave.

Ky fond do të mbështesë zbatimin e instrumenteve të Bankës së Shqipërisë në drejtim të ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Po në kuadrin e administrimit të krizave financiare, në tetor u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bordit të Përbashkët të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme (Autoriteti i Ndërhyrjes për BE-në), e cila mbështet shkëmbimin e informacionit për hartimin e planeve, koordinimin e veprimeve nga të dy autoritetet në rast të aktivizimit të këtyre planeve, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për ngritjen e ekspertizës në fushën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here