Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka kërkuar sërish nga Kosova që të paktën të pezullojë taksën për mallrat serbe dhe të rifillojë procesin e dialogut me Beogradin. Deklaratën Hahn e bëri pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. ”Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal.

Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen” tha ai. Por pavarësisht dekalratave të Brukselit dhe ndërkombëtarëve, kryeministri Haradinaj është shprehur i vendosur që taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.