Ka ende kohë të mebtur për Italinë që të vendosë financat e saj publike në një rrugë të besueshme, deklaroi sot zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Jyrki Katainen, katër ditë nga afati përfundimtar për Romën dhe shtetet e tjera të BE-së për të paraqitur formalisht projektbuxhetet e tyre për vitin 2019.

Projektbuxheti italian për vitin 2019 parashikon 36,7 miliardë euro shpenzime ekstra, me 22 miliardë euro të mbuluara nga një deficit i lartë, sipas Romës.

Megjithatë, Brukseli ka paralajmëruar se me shumë mundësi ky buxhet do të shkelë rregullat e BE-së për borxhin dhe defiçitin.

Duke krijuar defiçit të lartë, qeveria shpreson të rikrijojë më shumë stimuj për ekonominë, duke gjeneruar më shumë të ardhura që do i mundësojnë Italisë të ripaguajë borxhin e lartë publik.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here