Me 334 vota kundër, parlamenti britanik ka votuar sot kundër mbajtjes së një referendumi të ri për Brexit-it. Parlamenti britanik po mban një sërë votimesh nëse do të shtyjë largimin nga blloku që është planifikuar për në 29 mars. Procesi ka hyrë në një periudhë paqartësie pasi parlamenti britanik rrëzoi dy marrëveshje që parashikonin modalitetet e daljes së vendit nga BE.