Boris Janson u ka kërkuar emigrantëve në Britaninë e Madhe që të mësojnë gjuhën angleze. Sipas politikanit që kryeson listën e pretendentëve për të zëvendësuar Theresa May, ka shumë pjesë të vendit ku anglishtja nuk është gjuhë e parë.

Ai ka deklaruar se është e domosdoshme që të ardhurit të kenë gjuhë të parë anglishten në mënyrë që të integrohen në shoqëri, e po ashtu në sistemin ekonomik.

Ai thksoi se historia e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar është e mahnitshme duke vlerësuar suksesin e jashtëzakonshëm ekonomik dhe dinamizmin që ka sjellë emigracioni.

“Kushdo që vjen në Britani dua të jetojë në vendin tonë e të ndihet britanik, kjo është ajo që dua për vendin tonë”, mësohet të ketë deklaruar Boris Janson.

Boris Johnson, kryeson në listën e pretendentëve për të zëvendësuar zonjën Theresa May si kreu i Partisë Konservatore dhe si kryeministër, së paku në sytë e aktivistëve të partisë.

Ai nuk e ka fshehur entuziazmin për të shërbyer në këtë detyrë. Që gjatë studimeve në shkollën e mesme Eton, kur ishte ende adoleshent, ai pat deklaruar se një ditë do të bëhej kryeministër.