Boris Johnson, kandidati kryesor që kërkon të zëvendësojë kryeministren e dorëhequr Theresa May po lufton në këtë garë me një kauzë të fortë, atë të emigrantëve. Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, Boris Johnson ka deklaruar se ‘duhet shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrant ilegal të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet”. Ai ka kërkuar që emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar të mësojnë anglisht sepse ka shumë pjesë të vendit ku nuk është gjuha e parë.

Ai theksoi refugjatët e Bangladeshit dhe hebrenjve si shembuj se si të përshtaten, duke thënë se ata ‘kanë bërë jetën e tyre dhe kanë ndihmuar për ta bërë kulturën tonë kombëtare’. “Kjo është ajo që dua për vendin tonë, dua që të gjithë ata që vijnë këtu dhe bëjnë jetën e tyre këtu të jenë dhe të ndihen britanike. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Dhe për të mësuar gjuhën angleze. Kjo duhet të ndryshohet dhe njerëzit duhet të lejohen të marrin pjesë në ekonomi dhe në shoqëri në mënyrën se si kjo përvojë e përbashkët do të lejonte “, tha ai.

Jonson theksoi gjithashtu se ka në plan që të gjithë ata që vinë në Britaninë e Madhe t’i bëjë të ndihen si britanik me anë të politikave lehtësuese, por duhet të mësojnë anglisht.

“Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, tha Jonson.

Bërja realitet e këtij deklarimi nga Boris Johnson do të thotë se me mijëra shqiptarë të palegalizuar dhe që ndodhen në Angli prej më shumë se 10 vjetësh do të mund të përfitojnë lejet e qëndrimit në shtetin ishull.