Copa America 2019-të është e Brazilit. Ashtu siç edhe parashikohej, Seleçao mposhti 3-1 Perunë në finalen e zhvilluar në Maracana dhe u rikthye në fronin e Amerikës së Jugut pas 12 vitesh.

Për të fituar trofeun e 9-të në Copa America këtë herë si vend organizator, Brazili. Ashtu si edhe në 4 rastet e mëparashme, Brazili e fiton sërish Copa American në shtëpinë e tij duke kompletuar manitan e trofeve si vend organizator.

Ndeshja nuk nisi shumë mirë për skuadrën e Tites që u vu në vështirësi nga peruanët në 15 minutat e para, por pikërisht në të 15-ën Everton çliroi brazilianët teksa i shërbyer nga Gabriel Jesus i dha avantazhin Seleçaos.

Por atëherë kur u duk se Brazili kishte nën kontroll ndeshjen, Peruja fitoi një penallti për një prekje me dorë të Thiago Silvës brenda zonës, 11-metërsh që e kthehu në gol kapiteni i miqëve Paolo Guerrero në të 44-ën.

Por festa e peruanëve zgjati pak se në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë, Gabriel Jesus kaloi sërish në avantazh Brazilin përpara së të bëhej nga protagonist pozitiv në negativ pasi në minutën e 70-të, sulmuesi i Manchester City-t la të tijët me një lojtar më pak pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë Seleçao nuk u tremb dhe madje pak minuta para fundit fitoi edhe një penallti me Everton të cilën e finalizoi me sukses Richarlison për suksesin e 9-të të Brazilit në Copa America.