Luis Figo ka zbuluar gjithçka rreth largimit të tij kontrovers nga Barcelona, por edhe rrethatat e çuditshme nën të cilat e braktisi Realin.

Ylli portugez e ka klubin katalonas në mënyrën shumë kontroverse, duke iu bashkuar rivalit të përbetuar të tij për 62 milionë euro në vitin 2000.

Edhe pse kanë kaluar gati se 20 vite, transferimi i tij ende është debat i nxehtë në Barcelonë dhe Real Madrid.

“I pata pesë vite të mrekullueshme në Barcelonë, në aspektin personal dhe sportiv. Por gjatë asaj kohe, në verën e vitit 2000, kandidati i cili do t’i fitonte zgjedhjet (për president të Barçës) ishte Gaspart, dhe atij s’i besoja fare”, shpjegoi Figo.

Figo zbuloi se menaxheri i tij kishte arritur marrëveshje me Florentino Perezin para zgjedhjes së tij.

“Gjërat po bëheshin serioze dhe ne arritëm në një pikë ku menaxheri im tashmë kishte rënë në ujdi me njërin prej kandidatëve (Florentino Perezin) për president të Real Madridit”, shtoi ai.

Pasi Perez i fitoi zgjedhjet dhe u bë president i Reali, Figo u bind dhe e pranoi transferimin në Bernabeu.

“Isha në pushime në Sardinia kur Florentino i fitoi zgjedhjet. Menaxheri dhe avokati im fluturuan drejt Sardinia për të më bindur mua. Më pas, u riktheva në Lisbon dhe u takova me Florentinon për disa orë, dhe pastaj i telefonova bashkëshortes dhe i tregova se kisha vendosur të nënshkruaj me Real Madridin”, shpjegon më tej Figo.

Figo po ashtu tregoi pse e braktisi Real Madridin për t’iu bashkuar Interit.

“Vendosa të shkoj në Inter, edhe pse e kisha edhe një vit në kontratë me Real Madridin. Vendosa të largohem sepse s’po luaja rregullisht. Më vret kur nuk ndihem i dobishëm. I dija arsyet përse s’po luaja”, theksoi ai.