Ndërkohë që protesta e opozitës ka rreth një orë që ka filluar, zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka publikuar disa foto nga Parkut i Liqenit në kryeqytet.

Sipas Braçes të gjithë qytetarët e Tiranës janë grumbulluar në Parkun e Liqenit dhe jo në mitingun e opozitës.

Braçe shprehet se populli ‘tiranas’ di të zgjedh.

“LIVE: TIRANA ZGJEDH #PARKUNELIQENIT!

Nuk shihni tiranas ne miting? JA KU ESHTE POPULLI I TIRANES!”, shkruan zëvendëskryeministri në ‘Instagram’.