Zv.kryeministri Erion Braçe, pasi vizitës së Bashës në Selenicë dhe deklaratës së tij se kryebashkiak mbetet Përparim Shameti, i është përgjigjur me një replikë të bërë në rrjetet sociale. Braçe i është drejtuar kreut të PD, duke i thënë se nëse nuk është duke luftuar për karrige por për interes interes politik, të ngrihet nga karrigia bashkë me Shametin dhe të rregullojnë ujësjellësin e Selenicës.

Postimi i plotë Braçes: Ti Lyrzim nuk po lufton për karrige? Ti Lyrzim po lufton për interesin publik? E ke seriozisht kid? Atehere, merre per veshi ate Papin tend, domethene “kryetarin legjitim” te Selenices, te dy bashke coni bythen nga karrigia partiake e tavolina po e tille, shkoni e nderroni transformatorin nga merr energji pompa e ujesjellesit se meruat Selenicen;

Ka 7 dite pa uje dhe Papi yt legjitim as qe mendon per kete! Ujesjellesi eshte ne pronesi te tij,pompen e dogji se e linte dite nate ndezur e pa kontroll; Pompem e re ja bleme dhe ja vendosem ne, Qeeeeeveeeeeriiiiiiiiiiiiaaaa!  Tani lerini denglat me e ne karrige e nderroni transformatorin se edhe ate e keni djegur!Ky eshte interes publik!  Bejeni tani meqe qenkeni ne Selenice! Ndryshe e bejme ne, por ti e ju hani peshk pas kesaj!