Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas. Braçe shkruan se policia është përballur me një prej banrave më të rrezikshme në vend dhe se të gjithë grabitësit janë identifikuar.

“Gjithë mbështetjen për policinë e shtetit; burrat që u përballen dje me një prej bandave më të rrezikshme në vend dhe eliminuan drejtuesin e saj; burrat që po hetojnë intensivisht dhe që kanë identifikuar çdo bandit të përfshirë; burrat që janë në territor dhe vijojnë ndjekjen”, shkruan Braçe.

Zv.kryeministri kërkon edhe një analizë të plotë të çdo elementi që ka cenuar sigurinë nga bankat në aeroport.

“Pas kësaj, padiskutim analizë e plotë e çdo elementi që ka cenuar rëndë sigurinë nga bankat në aeroport, masa të forta për çdokënd!”/Tiranapost