Zv.kryeministri Erion Braçe shprehet se politika shqiptare nuk mund të vendosë për Kosovën, ama është detyrim maksimal nga zemra dhe shpirti për të folur për të.

“Ne nuk vendosim për Kosovën, nuk ndërhyjmë. Vendimmarrja është e Kosovës. E kemi detyrim maksimal të flasim për Kosovën.

Na detyron Kushtetua, zemra dhe shpirti.

Të drejtën për të vendosur nuk ia kemi dhënë ne. Këtë të drejtë e kanë fituar me gjakun e tyre mijëra veta që luftuan.

E drejta e Kosovës për të vendosur është e drejtë e saj”, ka thënë Braçe për Info Magazine të Klan Kosovës.

Më tej, duke folur për takimin e dy grupeve koordinuese të Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me marrëveshjet e arritura deri tani dhe zbatueshmërinë e tyre, Braçe theekson se dy vendet kanë kapital i cili duhet të shfrytëzohet maksimalisht.