Çiftet e reja që planifikojnë për t’u bërë me fëmijë për herë të parë, tashmë do të përfitojnë një çek prej 40 mijë lekësh, ndërsa ky bonus do të vazhdojë në rritje menjëherë nëse shtohet numri i fëmijëve në familje.

Falë politikës së re sociale të lançuar sot nga vetë Kryeministri, kjo e fundit synon që të nxisë rritjen e popullsisë si dhe të stimulojë gjeneratën europiane të së ardhmes.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një intervistë dhënë në ABCNews me gazetaren Mirela Milori, ka folur me argumenta shterruese  rreth kësaj platforme të re sociale.

“Fëmija i parë do të ketë një çek prej 400 mijë lekë të vjetër, për të dytin dyfishohet dhe shkon në 800 mijë dhe për fëmijët e tretë shkon në 1 milion e 200 mijë. Ky është një çek, një bonus për mirërritjen e fëmijëve.”-sqaroi Manastirliu

Do jenë diku rreth 30.000 mijë familje që do të përfitojnë nga ky bonus, referuar lindjeve për vitin 2017,-vijoi ajo

“Sot u bë vetëm prezantimi i politikës së re. Ne jemi duke elaboruar një skemë se si do të jepet ky bonus. Do të përpiqemi që ta japim në mënyrë të shpejtë qoftë edhe nëpërmjet sistemeve dixhitale që duam të fusim në maternitete”

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale

-Bonusi do të jetë i plotë dhe i patatueshëm.

Mirela Milori“Do të jetë i tatueshëm ky bonus”?

Ogerta Manastirliu: “Ky do të jetë një bonus, skema e të cilit është duke u punuar sëbashku me ekspertët e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe do të jetë një bonus i plotë për familjet”.

Mirela Milori: “Ju e keni vendosur këtë”?

Ogerta Manastirliu: “Ne e kemi vendosur këtë”.

Mirela Milori: “Pra bonusi nuk do të tatohet”.

Shëndeti i fëmijës dhe nënës janë parësore dhe janë prioritet i qeverisë sonë. Ndaj politikat sociale janë të fokusuara pikërisht te përmirësimi i shërbimeve për nënat.Investimet janë përqëndruar gjithashtu në një sërë maternitetesh në të gjithë vendin, në Sarandë, Lezhë, Berat etj.

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë

Manastirliu e vuri theksin në fjalën e saj edhe te programi i patronazhimit, ku falë tij, materniteti i Burrelit është rivitalizuar totalisht. Ishin 48 lindje para disa vitesh, ndërsa sot janë 168 lindje,- u shpreh ministrja.