Foto: Jonathan Moscrop / Lapresse 08/09/2011 Torino Cerimonia d'inaugurazione del Nuovo Stadio Della Juventus Nella foto: Andrea Agnelli Photo: Jonathan Moscrop / Lapresse 08/09/2011 Turin Opening ceremony of the New Juventus Stadium In the picture: Andrea Agnelli

Padyshim që Joao Felix është e ardhmja e futbollit. Talentin e tij e ka treguar dhe vlerat e tij po vihen në pah ndeshje pas ndeshje.

Sulmuesi është kthyer në prioritet nga Juventusi, që është gati të shesë Paulo Dybala për të marrë 19-vjeçarin.

Teksa sot “Calciomercato” ka bërë me dije se Felix i ka thënë “Po” interesit të “Zonjës së Vjetër” për ta marrë në Torino.

Sipas medies eksperte në lëvizjet e lojtarëve, do të jetë agjenti i portugezit, Jorge Mendes, i cili do të takohet me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratici. E njëjta dyshe që mbylli operacionin e madh të kalimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid te Juventus.

Mësohet se agjenti dhe drejtuesi i klubit do të takohen mes tyre para ndeshjes Juve-Ajax për të diskutuar kalimin e lojtarit në Torino në merkaton e verës.

Benfica i ka vënë klauzolë largimi 120 milionë euro dhe kjo është shuma që Juventus duhet të paguajë për të marrë sulmuesin e talentuar. Vetë Felix është pozitiv rreth kalimit te Juventusit, aty ku do gjejë edhe idhullin e tij, CR7. Po ashtu, Mendes po influencon që ta dërgojë 19-vjeçarin në një klub të madh në këtë merkato vere, ku mund të ekspozohet para të gjithë botës.