Frenkie de Jong beson se Ajaxi i posedon aftësitë për ta mposhtur Juventusin, duke thënë se edhe Real Madridi ishte favorit por gjiganti holandez e mundi në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. De Jong i ndihmoi Ajaxit ta tronditë kampionin në fuqi evropian, Real Madridin, duke e turpëruar 4:1 midis Santiago Bernabeut në 1/8 e finales, dhe tani do të përballët me kampionin italian në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Ky do të jetë sezoni i fundit i mesfushorit holandez në Ajax, pasi ai tashmë ka nënshkruar me Barcelonë, të cilës do t’i bashkohet në verë. “[Juve] është ndër favoritet e fuqishëm me të cilin ka mundur ta na bjerë shorti”, tha De Jong për uebsajtin zyrtar të UEFA-s.

“E pashë triumfin e tyre 3:0 kundër Atleticos, luajtën shumë mirë. Kur isha 10 apo 12 vjeç, Ronaldo ishte tashmë ndër lojtarët më të mirë në botë. Prandaj është shumë mirë që do të takohem me të në të vërtetë”, shtoi ai. “Juventusi do të jetë favorit, por kështu ishte edhe kundër Real Madridit, po ashtu. Prandaj, them se kemi mundësi ta eliminojmë”, theksoi ai.