Koncepti i së bukurës ka qenë dje mbrëma tema kryesore e bisedës në studion e “Opinion”. Blendi Fevziu kishte ftuar Bora Zemain, Evi Reçin, Olti Currin, Zhaklin Lekatarin etj, për të folur për bukurinë natyrale dhe atë artificiale. Në fillim të emisionit moderatori nxori në ekran fotot e 3 femrave të famshme shqiptare që janë pjesë e ekranit, për të thënë se buzët i kanë identike!

Blendi Fevziu u shpreh se vajzat në foto i kanë “dhëmbët njësoj, buzët njësoj, hundën njësoj, po i kape portret, nuk kupton më ku je”.

“Këto janë buzët e 3 prezantueseve të njohura televizive në Shqipëri, janë të gjitha njësoj. Të gjitha njësoj, njësoj, njësoj komplet. D.m.th. duket se edhe masën e fryrjes e kanë të ngjashme dhe hajde bëje dallimin. Duket një lloj bukurie, e cila në një farë mënyre nuk lidhet edhe me karakterin. Bukuria është edhe një shprehje e karakterit të gjithsecilit, është thënë gjithmonë, por mesa duket sot është një shprehje e karakterit edhe të mjekut estetik”, tha moderatori.

Nuk mundëm t’i dallojmë se për cilat bëhet fjalë, e megjithatë shpresojmë që këto foto mos t’i kenë hapur probleme Fevziut me koleget.