Modelja ruse Kinsey Wolanski është kthyer në sensacionin e mediave pas gafës së ndërprerjes disa minutëshe të ndeshjes Tottenham-Liverpool, në natën finale të Ligës së Kampionëve.

Bukuroshja hyri me bikini në fushën e gjelbër në mes të lojës, duke bërë që në këtë moment sytë e mijëra protagonistëve në stadiumin “Wanda Metropolitano”, të shkojnë nga ajo.

Qëllimi i paraqitjes së saj në këtë mënyrë ishte me qëllim reklamimin e faqes pornografike ruse, ‘Vitaly Uncensored’, e cila është e themeluar nga i dashuri i saj Vitaly Zdorovetskiy.

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Twitter një fotografi nga momenti kur e dashura e tij me bikini ndërhyri në fushë.

Në mbishkrimin e kësaj fotoje, ai i ka bërë modeles një propozim për martesë, duke shkruar: “Mezi pres të martohem me ty”.

Reagimet e ndjekësve dhe përdoruesve në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë akuzuar Vitalyn se po e bën këtë propozim vetëm e vetëm për të marrë sa më shumë vëmendje.