Duket se meshkujt nuk i preferojnë aq shumë biondet, referuar një studimi të fundit nga kompania e produkteve kozmetike “Garnier”.

Po çfarë preferojnë ata në të vërtetë? 

Poshtë çarçafit, meshkujt duan një zeshkane
71 për qind e të pyeturve në studim thanë për “Garnier” se shohin si partnere ideale një femër me flokë të errët (ndoshta edhe për shkak se një e katërta e bruneve e kanë vlerësuar veten si mbi mesatare në shtrat, në mënyrë të konsiderueshme më shumë se biondet apo flokëkuqet).

Ata pëlqejnë gjërat që shkëlqejnë
Dhe kjo përfshin edhe flokët. Paraprakisht, referuar një studimi për UK Telegraph, 72 për qind e meshkujve kanë votuar që flokët me shkëlqim janë më tërheqës se sa ata pa shkëlqim.

Ata pëlqejnë flokët natyralë
Më shumë se një e treta e meshkujve thanë se e urrejnë faktin kur femrat kujdesen aq shumë për flokët dhe i kanë të kuruara deri në detaj. Ata preferojnë flokët e butë dhe të natyrshëm, që t’i prekin lehtësisht.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here