Në dosjen e gjykatës së Fierit, është zbardhur dhe një përgjim i realizuar mes Dritan Zaganit dhe oficerit italian të Guardia Di Finanza, Alesandro Xhuliani. Pikërisht në këtë përgjim oficeri italian i premton Zaganit se do i dërgojë me autobus një kuti me një zarf për bashkëpuntorin e tij V.D në Vlorë dhe një kuti për vetë Zaganin, në mënyrë që ky i fundit të mos i çante më kokën.

Në vijim, rezulton se Dritan Zagani, i raporton për operacionin oficerit Alesanndro Giuliani si dhe bashkërisht përpiqen të vendosin paisje gjurmuese, përgjuese, etj në banesën, automjetet, etj të një shtetasi me banim në qytetin e Vlorës për të cilin kishte informacione që merrej me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve nga shqipëria në drejtim të Italisë.

Në këtë aktivitet nga përgjimet telefonike rezultoi se Zagani ka përfshirë edhe bashkëshorten e spiunit të tij me inicialet V.D, shtetasen I.D. Nga bisedat e zhvilluara midis oficerit Italian Alesandro Xhuliani dhe dy spiunëve të Zaganit V.D e I.D, të cilat japin detaje të përpjekjeve për vendosjen në kundërshtim me ligjin pra pa autorizimin përkatëse të paisjeve gjurmuese-përgjuese një qytetari shqiptarë nga qyteti i Vlorës për llogari të ndjekjes nga pala italiane.

Biseda e Dritan Zaganit rezulton të jetë zhvilluar më datë 16 janar 2014, ora 12;36;20 me oficerin Italian Alesandro Xhuliani. Në këtë bisedë Zagani ka bërë përpjekje që t`i vendosë për llogari të oficerit italian Aleksandro, paisje gjurmuese dhe përgjuese në makinë dhe shtëpi një shtetasi nga Vlora me emrin Arben, veprim ky që është kryer jo në mënyrë proçeduriale, por në kundërshtim me ligjin shqiptar. Për këtë, Dritan Zagani i ka vënë në dispozicion oficerit italian spiunin e tij V.D të rekrutuar për shkak të detyrës që kishte në polici. (Shqiptarja.com)