Nga Mero Baze

Ritmi me të cilën Lëvizja Socialiste për Integrim, plotësoi deputetët e vet në parlament dhe vazhdimi i plotësimit të vendeve të Partisë Demokratike, janë një sinjal i fortë që duhet të lexohet nga opozita, më shumë se sa nga opinioni publik, për atë që po ndodh me vendimin e tyre. Sipas gjithë gjasave, Partisë Demokratike I plotësohet e gjithë lista e Tiranës, e Durrësit, e Elbasanit, e Vlorës, e Gjirokastrës, e Fierit, e Beratit dhe mund të ngelen disa karrige bosh nga lista e Shkodrës dhe Lezhës.

Ky është një bilanc fatal për vendimin që ka marrë Sali Berisha për të djegur mandatet, si kundërpërgjigje ndaj pasigurisë që ai ndjen nga sistemi I drejtësisë.

Ky bilanc provon se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk e pranuan atë vendim.

Lista rezervë e dy partive opozitare, mendohet që është listë politike, e krijuar mbi fuqinë personale të individëve që janë futur në atë listë, mbi integritetin e tyre dhe mbi faktin që janë faktorë elektoralë lokal.

Lista e depeutëve, është padyshim pjesa më elitare e një partie mbi të cilën ajo mbështet suksesin elektoral. Tani është e provuar që përveç deputetëve që dolën nga Kuvendi me urdhër politik, nën shpresën se pas atij vendimi do bëhej hataja, pjesa tjetër e listës reagoi me qetësi dhe përmbajtje dhe pranoi mandatet, duke dëshmuar se vendimi ishte I paargumentuar dhe jo bindës pë rata.

Tani e shikoj që shumë njerëz të PD, apo portale të saj etiketojnë deputetët e rinj si injorant të pashkolluar, apo trafikant dhe disa dhe mund të jenë ashtu, por edhe ashtu sic mund të jenë ata përfaqësojën elitën e PD dhe LSI se ndryshe nuk kishte pse ti zgjidhte Lulzim Basha me Ilir Metën. Aq e kanë nivelin e partive të tyre ata kanë zgjedhur.

E kundërta pastaj do ishte më e rënd, nës ebesojmë se ata kanë paguar tek Kunati I Lulzim Bashës apo tek arka e LSI për tu futur në listë. Kjo do ti rëndonte më shumë.

Përtej kësaj, deputetët e listës rezervë, realisht janë më pak të korruptuar se ata që ishin në parlamnët, më pak të përfolur dhe më të dobishëm nga pikpamja elektorale, se ata që janë futur në lista preferenciale, për tu bërë deputetë.

Por plotësimi I parlamentit tani është një fakt I kryer dhe ky bilanc kërkon një përgjegjësi të re politike nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Mbushja e parlamentit provoi se PD dhe LSI janë kundër kryetarëve të tyre. Në një farë mënyre, plotësimi I Kuvendit është referendum real brenda opozitës, për cilësinë e vendimit që morën Basha dhe Kryamdhi. Dhe ata e kanë humbur këtë referendum.

Deputetët e rinj, më shumë se normalitetin në parlament, po rikthejnë normalitetin në opozitë. PD ka nevojë për një mësim të hidhur, se si nuk shkohet pas një të marri, që merr zvarr partinë për hallet e veta. Është rasti të kuptojnë se Partia Demokratike, po vdes nga të mos qenit demokratike brenda saj, nga të mos marrurit vendime në rrugë institucionale, nga të mos zgjedhurit e përfaqësuesve përballë shanseve të barabarta dhe mbi të gjitha nga virusi I vjetër I saj, I të sakrifikuarit për Berishën. Kjo parti ka shkuar dy herë në buzë të greminës për shkak të tij. Kurse ai sa shikon që I afrohet greminës, nxjerr PD përpara. Ky bilanc I hidhur për Bashën e Kryemadhin, ky dështim për të mos bindur dot as listën rezervë, buron nga fakti se ata shikohen si kukulla të Berishës.

Është koha të ndahen prej tij për të shpëtuar partinë. Sa më shpejt ta kuptojnë, aq më shpejt do ndjehen të fituar.