Gjermania pret që qeveria e re greke të ketë rol konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefen Seibert. ”Kjo është një arritje që mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe sinqerisht shpresojmë se qeveria e re greke në mënyrë konstruktive do të marrë pjesë në këtë proces pozitiv”, tha ai.

Kancelarja Merkel në urimin drejtuar Micotaqisit thotë se pret me padurim të takohen dhe se shpreson për bashkëpunim të afërt miqësor dhe vazhdimin e marrëdhënieve të partneritetit mes Gjermanisë dhe Greqisë. Merkel falënderoi edhe ish-kryeministrin Aleksis Cipras sepse në ”shumë vite sfiduese, gjithmonë kanë arritur një bashkëpunim të besueshëm dhe të respektuar”.