v.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi nuk rresht së akuzuari Sali Berishën, në lidhje me deklaratat e tij për Kosovën dhe qëndrimin ndaj presidentit Thaçi.

Koçi, teksa e cilëson ish kryeministrin një depozitë helmi që derdh helmin e radhës, thotë se bën si patriot pasi është kompromentuar rëndë me Rambujenë e kontrabandën e naftës drejt ish Jugosllavisë.

Por nuk lë pa përmendur faktin se tërrësia territoriale e Kosovës është në “vijë e kuqe” dhe Presidenti Thaçi kur bën deklarata të tilla duhet të ketë tezat e qarta.

“Akuzat e Berishës dëshmojnë se ai është një depozitë helmi që derdh herë pas here helmin e radhës.

Tërësia territoriale e Kosovës është vijë e kuqe!

Tezat e fundit të Thaçit duhet të qartësohen. Presidenti nuk është thjeshtë një faktor politik. Eshtë institucion.

Duket sikur nga shkëmbim territoresh do mbërrijme te tezat për ‘demarkacion’.

Institucionet duhet të jenë shumë të kujdesshme kur diskutohen teza të tilla.

Qëndrimi i Keshillit të Ambasadorëve Shqiptarë shumë korrekt.

Tërësia territoriale e Kosovës, ritheksojmë, është ‘vijë e kuqe’.

Berisha vrapon të marrë flamurin e patriotit, sepse në disa momente të rëndësishme politike është kompromentuar rëndë. E kam fjalen për Rambujenë, kontrabandën masive të karburantit drejt ish Jugosllavisë etj.”, deklaron Koçi