Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kriza politika ka vetëm 2 rrugë në këtë situatë ku është futur. Në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Berisha deklaroi se ose mosbindja civile do të përmbysë regjimin, ose opozita do të shuhet. “Marrëveshje të dytë me Ramën nuk besoj se mund të bëjë njeri. Ose mosbindja do ta përmbysë këtë regjim, ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj. 30 qershori, por edhe 30 maji më duket një datë e largët për Ramën si kryeministër.

Duhet të rrëzohet një orë e më parë. Kjo nuk mund të lidhet me një datë, por duhet të vijë një orë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor dhe nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

Kjo është një betejë që pa diskutim do të shkojë në një finale. Dhe te kjo betejë nuk shoh zgjidhje veç një përplasje shumë të fuqishme. Kjo është një betejë në të cilën janë konsumuar mjetet e tjera. Është konsumuar çdo mjet sepse ka pasur një marrëveshje të 2017-ës e cila në vend që ti jepte vendit paqen që meritonte për shkak të zgjedhjeve i dha dosjen 339 dhe 182”, – u shpreh ish-kryeministri Berisha. Lapsi.al