Etrit Berisha nuk do të vazhdojë më tek Atalanta dhe kjo nuk ka më dyshime. Shqiptari do të largohet në verë dhe klubi që e do në skuadër është SPAL-i. Skuadra e Seria A ka marrëdhënie të mira me Atalantan dhe drejtuesit e klubit duan t’i shfrytëzojnë për të arritur te portieri. Mediet italiane bëjnë me dije se në lojë ka hyrë dhe një portier tjetër, po i Atalantas.

Fjala është për portierin e Frosinones Marco Sportiellon. 27-vjeçari është në pronësi të Atalanatas, por ka qenë i huazuar tek ekipi tjetër italian. Shtatlarti do të rikthehet nga huazimi dhe zikaltërit po mendojnë ta shesin te SPAL-i.