Nuk pushon Sali Berisha. Madje, pak orë para nisjes së protestës së opozitës ish-kryeministri Sali Berisha thotë se super cunami po afron.

“Super cunami po afron, kakistokracia po dridhet! Rama ik! Fitore!”, shkruan Berisha në facebook.

Shënimin e tij Berisha e ka shoqëruar me videomesazhin e Partisë Demokratike në të cilin thuhet: Arrogancës dhe shpërfilljes, ju përgjigjëm me refuzim.

Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë.

Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.

Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja.

Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë.

Bashkë për të ardhmen, bashkë për Shqipërinë.