Votuesit për herë të parë koordinatorë dhe patronazhistë të shkollave të mesme të qytetit të Beratit janë mbledhur sërish për të koordinuar organizimin e tyre në kuadër të fushatës elektorale, me të deleguarin politik per bashkine Berat, Ervin Demo.

Në një pjesëmarrje të pazakontë të të rinjve në selinë rozë të Beratit, të rinjtë kanë dialoguar me Demon, që pritet të jetë kandidati i PS në zgjedhjet vendore, mbi sfidat për të fuqizuar të rinjtë e qytetit.

“30 Qershori është shumë pranë si sfida ku energjia rinore është një nga përbërësit kryesore të fushatës dhe jo vetëm”, tha Demo.

Takimi u moderua nga drejtuesi për rininë në PS Berat, Kejsi Hoxha, i cili e vuri theksin te votuesit për herë të parë si komponenti thelbësor i fushatës që vjen.