Policia e Beratit ka vënë në pranga shtetasin Edison Bega, banues në Kuçovë.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Pjesmarrje në organizata kriminale” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Bega e ka marrë dënimin për këto dy akuza që prej vitit 2008 në Torino të Italisë, mirëpo gjatë gjithë kësaj kohe kishte arritur ti shmangej Policisë.

Njoftimi i policisë:

Vijon plani i masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim

Kapet një shtetas i dënuar me 6 vjet burg

Në zbatim të Planit të masave për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Edison Bega banues në Kuçovë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me Vendim Penal Nr 159 datë 14.04.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka qënë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale “Pjesmarrje në organizata kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. /Lexo.al/