Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi u zbulua teksa kërcënonte një vajzë të mitur.

Ai është identifikuar vetëm me inicialet L.D, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kërcënuar, ofenduar dhe përndjekur prej disa ditësh nëpërmjet telefonit një vajzë të mitur.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se kërcënimet ai ia adresonte përmes mesazheve.

Materialet i kaluan Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, seksioni i të miturve.

Pak ditë më parë, po në qytetin e Beratit, një vajzë 15-vjeçe i dha fund jetës pas kërcënimeve që një djalë i bënte se do publikonte video të saj.