Blogerja Armina Mevlani është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale. Armina është shumë aktive, pasi publikon foto dhe video nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto kun ë njërën anë shfaqet kur ka qenë 19 vjeç dhe një foto tani, 27 vjeç. Me këtë rast, Mevlani ka provuar se nuk ka ndërhyrje estetike.

‘19 vs 27 pa ndërhyrje estetike apo asgjë të tillë’, shkruan blogerja. Kujtojmë që edhe më herët, ajo është shprehur hapur kundra ndërhyrjeve, duke thënë se ndihet shumë mirë ashtu siç është.

Ajo çfarë dihet me siguri është që n uk gjen ndonjë femër në showbiz që të prishë para më shumë se Armina Mevlani me udhëtime, rroba, e me shumë gjëra të tjera që i di vetëm Armina.