Prej disa ditësh moderatori Ermal Mamaqi së bashku me bashkëshorten Ami dhe vajzën Sia janë nisur për disa ditë pushimi. Ata janë parë nën shoqërinë e modelit të njohur shqiptar Ronald Leka me të cilët dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video.

Mbrëmjen e djeshme, çifti i njohur së bashku me vogëlushen Sia kanë qenë prezent në një festë. Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marr vogëlushja Sia e cila për herë të parë i kanë treguar dhe portretin e plotë.

Në video Ermali së bashku me Sian shihet teksa kërcejnë dhe teksa vogëlushja luan me një nga të ftuarit. E veshur me të verdha dhe me flokët e kapur bishtaleca, Sia duket se ka një ngjashmëri të madhe me të atin.