Nisur nga fakti që shqiptarët njihen si ‘skiftera’ në Itali, i huaji ka ndaluar makinën dhe ka biseduar me ta dhe i ka filmuar gjithashtu.

Nisur nga fakti që shqiptarët njihen si ‘skiftera’ në Itali, i huaji ka ndaluar makinën, ka biseduar me ta dhe i ka filmuar gjithashtu.

Ai i pyet se përse po filmojnë shtëpitë kurse dy shqiptarët i afrohen tek xhami i makinës dhe me një italishte që lë për të dëshiruar, tregojnë se po shëtisin sepse është shumë bukur aty.

Videoja është publikuar nga një faqe në Facebook, ndërkohë që nuk bëhen me dije identitetet e dy shqiptarëve apo i italianit.

Biseda mes italianit dhe dy shqiptarëve

Italiani: Përse filmoni shtëpitë?

Shqiptarët: Bello (bukur) shumë bukur, po po shumë bukur

Italiani: Bukur e, mirë mirë shëtisni por bëni kujdes. Jeni shqiptarë, ë?

Shqiptarët: Po po shqiptarë. Jo, jo, noi shëtito (ne shëtisim) Italia perfekto shumë bukur.

Italiani: A duhet të telefonoj dikë? Më thoni duhet të telefonoj dikë apo jo dhe unë largohem…

Shqiptarët: Jo jo, no problemo, noi shëtito (asnjë problem, ne po shëtisim)

Më pas italiani largohet.