Inagurimi i godinës ku do ushtrojnë detyrën anëtarët e KLGJ e KLP e quajtur “Poli i Drejtësisë” ka mbledhur bashkë njerëzit që u investuan prej këtu e tre vite më parë për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Sot, kur bëhen tre vite që kur u votua në Parlament, ka ardhur një mesazh nga misioni i BE në Shqipëri.
Në një status në tëitter shkruhet ndër të tjera se Shqipëria feston përvjetorin e tretë të reformës në drejtësi: Kushtetuta ndryshoi, 40 ligje të reja të miratuara. Reforma e drejtësisë po jep dhe është e pakthyeshme! (Lexo.al)