Liderët kryesorë të Bashkimit Europian uruan sot komedianin, Volodymyr Zelensky pas fitores së tij në presidencialet në Ukrainë, pasi vlerësuan se procesi zgjedhor dëshmon angazhim ndaj vlerave demokratike të këtij shteti të trazuar në dyert e BE-së.

Në një mesazh të përbashkët drejtuar Zelensky-it, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker theksuan lidhjen e fortë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës që populli i Ukrainës dëshmoi përgjatë gjithë procesit zgjedhor.