Është miratuar ditën e djeshme Programi Vjetor i Masave për Shqipërinë, që do të thotë se një fond prej 94 milion eurosh do i jepet Shqipërisë nga BE si mbështetje në procesin e integrimit europian.

Programi Vjetor, fokusohet në çështjet thelbësore për pranimin e vendit tonë në BE, siç janë zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, mbrojtja e mjedisit, investime në zhvillimin social-ekonomik, promovimin e turizmit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, dhe shumë fusha të tjera. Në mënyrë të veçantë janë vazhdimi me masat për forcimin e shtetit ligjor në luftën kundër korrupsionit dhe vazhdimit të reformës në sistemin e drejtësisë.

Kujtojmë se Shqipëria pret që verën që vjen të hapë negociatat e pranimit në BE, ndërkohë që kjo e fundit do vazhdojë të mbështesë pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet e BE-së si Erasmus plus.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here