Waving flags of China and EU on flagpole, on blue sky background.

Kina dhe Bashkimi Europian kërkojnë të bashkëpunojnë për të luftuar proteksionizmin, deklaroi sot në Pekin zëvendëskryeministri kinez, Liu He pas bisedimeve me zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Jyrki Katainen.

“Masat proteksioniste mund të sjellin recesion dhe turbulenca të tregjeve”, paralajmëroi Liu sipas një deklarate nga ministria kineze e Tregtisë.

“Kina dhe BE-ja pranuan që të punojnë së bashku për të reformuar Organizatën Botërore të Tregtisë (BTO) që të mund të përballet me sfidat e reja dhe të zhvillojë më tej rregulla në fushat kryesore me ndikim global”, njoftoi Komisioni në një deklaratë. j.j