Bayern Munich ka arritur zyrtarisht marrveshjen me mbrojtësin Benjamin Pavard i cili luan me klubin gjerman të Stuttgart. Pavard i cili fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Francës do tu bashket kampionëve të Bundesligës në muajin korrik. Talenti 22 vjeçarë do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me bavarezët.

“Jemi të kënaqur dhe krenar që siguruam shërbimet e një lojtari si ai,” tha drejtori sportiv i Bayernit Hasan Salihamidzic. Pavard ishtë një nga yjet e kombëtares së Francës që e ndihmoi skuadrën e tij të fitojë Kupën e Botës në “Rusi 2018” dhe shënoi një gol spektakolar në takimin kundër Argjentinës. Bayern është duke kryer fazën përgatitore të dimërit dhe sfida e parë do të jetë më 18 janar kundër Hoffenheimit. Skuadra e drejtuar nga Kovaç renditet në vend të dytë në Bundesligë, gjashtë pikë prapa liderëve të Borussia Dortmundit. (TemA)

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here