Kryeministri Edi Rama vizitoi një sipërmarrje të grumbullimit të bimëve medicinale në zonën e Dushnikut, Berat. Në takimin e tij nuk munguan edhe batutat me sipërmarrësin që ka në pronësi pikën e grumbullimit të bimëve medicinale.

Gjatë fjalës së tij Rama “thumboi” ish kryeministrin Sali Berisha teksa pyeti biznesmenin se a kishte probleme me vizën amerikane, pasi ai eksportonte produktet e tij në vende të ndryshme të botës. Më herët në seancën e së enjtes në Kuvend, kreu i qeverisë e pyeti Berishën “me dash a e kalon Oqeanin?” duke lënë të kuptohet se ambasada amerikane i ka hequr vizën për në SHBA. Batutat Rama: Si je bos? Sipërmarrësi: Mirë jeni? Rama: Mos ke ndonjë precedent kriminal se na nxjerrin fotografi bashkë, dënime nuk ke pasur në të kaluarën? Sipërmarrësi: Jo, jo nuk kam pasur Sipërmarrësi: Kam 25 vite, kam qenë edhe në panaire, edhe në Amerikë kam qenë gjithmonë edhe… Rama: Ti me vizat amerikane nuk ke probleme? Sipërmarrësi: Nuk kam