Nga Spartak Ngjela/

Bathorja kërkon të europianizojë Tiranën me injorancë kolektive.

Kurse Saliu kërkon të mundë Amerikën me granata Molotov.

Ndërsa Rama, që do edhe ky destabilizimin, çon policët në betejë me duar dhe pa mbrojtje kundrejt një kaçakërie primitive.

Si mund të lihen policët e pambrojtur?!

Vetëm një mendje fëminore dhe diabolike e ka bërë këtë në historinë e shteteve, dhe ky është Edi Rama, një shitës ordiner territoresh që kërkon shkatërrimin e Shqipërisë, sepse don të shpëtojë gjë në e vjedhur.

E shihni Ramën që është më i mërzitur se Basha ? Sepse pret destabilizimin.

Turp. Lodhesh kot Rama! Reforma në Drejtësi nuk ndalohet.

Ndërkombëtarët tani e kanë në dorë edhe kushtetutën edhe Parlamentin.

Duhet të fillosh të mendosh për mbrojtjen tënde ligjore… sepse do dorëzosh gjënë e vjedhur, edhe ti, edhe Saliu, edhe Basha.