Do arrestohen të gjithë ata organizojnë baste të jashtëligjshme, ka deklaruar kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”.

“Të gjitha janë mbyllur, tek tuk ka tentativa, të cilat janë identifikuar dhe do identifikohen ne vijim dhe ata që marrin përsipër këto arrestohen dhe paguhen pasojat e rënda”, tha Rama.

Lidhur me bastet online, kreu i qeverisë u shpreh: “Online-i i ligjshëm është mbyllur. Lufta me onlinin që lidhet me baste jo shqiptare është një luftë që e zhvillojnë të gjitha vendet. por ajo që ëhstë e rëndësishme është që 99 përqind e burimeve të parasë nga bastet dhe kazinotë elektronikë është shteruar”.

Nga 1 Janari, kur ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e lojërave të fatit, në raste kur janë zbuluar pika bastesh të paligjshme, Policia ka vijuar vetëm me procedime, pa bërë arrestime.

ERTV Live😊: Në Zonën e Lirë të Arian Çanit për qeverinë e re, studentët, bixhozin, Presidentin e Republikës dhe qyqarët e zuzarët që sulmuan egërsisht ministrin e ri për Europën dhe Punët e Jashtme

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 11. Januar 2019