Persona të paidentifikuar kanë hyrë sot në mëngjes në ambientet e KZAZ nr. 9 në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri të Tropojës, duke hequr që aty materialet zgjedhore.

Personat në fjalë mësohet të jenë përplasur edhe me policinë. Ky veprim sipas tij, vjen pas një komunikimi me letra, teksa Bashkia e Bajram Currit i kërkonte drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzonin deri sot në orën 10:00 të gjitha materialet zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim dekretin e Presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor. Brenda qendrës së votimit kanë hyrë pas këtij momenti simpatizantë të opozitës që brohorasin.

Ndërkoh përplase ka pasur edhe në ambjentet e KZAZ 2. në Bashkinë e Shkodrës ku punonjës të Policisë Bashkiake dhe militantë të Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Policisë së Rendit ditën e djeshme, dhe kanë bllokuar hyerjen e amjentet e qendrës së votimit ditën e sotme.