Turi “Bashkia që duam” do të ndalet këtë herë në kryeqytet ku do të diskutohet për atë që është bërë në këto katër vite dhe për projektet që do të realizohen në vazhdim.

Lajmin për këtë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në tëitter, ky fton të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Veliaj thekson se Tirana jo vetëm s’i përkulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vjet të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin.

“Një javë të mbarë të gjithëve! Por festimet s’kanë mbaruar! Të shtunën, më 23 Mars sërish bashkë për të festuar “Bashkia qe duam”. Tirana jo vetëm s’i përulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vjet të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin “Bashke për Tiranën që Duam” ”, shkruan Veliaj.