Në turin “Bashkia që duam” ministri i Mjedisit, dhe deputeti i qarkut të Beratit, Blendi Klosi, tha se Partia Socialiste ka punuar dhe vijon të punojnë për njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan punën dhe mendojnë për zhvillimin e qytetit.

“Ne në Berat kemi më shumë nevojë për një kryetar bashkie, i cili do qytetit. Kemi nevojë për një kryetar, i cili mendon që të shndërrojë Beratin si destinacion jo vetëm për shqiptarët. Berati ka nevojë për një program dhe një lidership të ri. Ne kemi punuar për njerëzit dhe dimë të mbështesim çdo njeri të thjeshtë. Ne do të ndërtojmë këshilla bashkiakë funksional dhe në shërbim të qytetarëve’, tha ai.