Kryetari i Bashkisë së Tiranës pas gjobës që bëri publike ndaj një makine luksoze në Tiranë, nuk ka nguruar sot që të shpreh “faleminderit ndaj qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime” – një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet!”

Veliaj ka paralajmëruar se nuk do të ketë më tolerime ndaj atyre që pretendojnë se kanë makina të bukura dhe për këtë arsye mund t’i parkojnë ku të duan.