Bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare Emina Çunmulaj është sëmurë dhe këtë e ka zbuluar për ndjekësit vetë bukuroshja përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram. Rikujtojmë se Emina herë pas here ndan me personat që e ndjekin momente gjatë përditshmërisë së saj, ku shumicën e rasteve “protagoniste” janë dy vogëlushet Ella dhe Mia.

Në postimin e fundit të modeles shfaqet e gjithë familja pranë njëri-tjetrit teksa po suportojnë babin Sam Nazarian që të shërohet pasi sipas Eminës ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore. “Duke i dhënë babit shumë dashuri teksa po shërohet”, mbishkruan Çunmulaj. Një veprim për t’u marrë shembull, apo jo?