Në portalin e bashkëqeverisjes, “Shqiperiaqeduam.al” në nivel qendror janë regjistruar 40 816 ankesa prej të cilave 28 257 janë zgjidhur.

Në nivel vendor numri total i ankesave të zgjidhura është 3448 nga 7202 ankesa të regjistruara.

Po ashtu, gjatë kësaj jave rezultojnë 8 raste të spikatura suksesi 2 prej të cilave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 3 raste nga Ministria e Financës dhe e Ekonomisë, 1 rast nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 2 raste nga bashkia Vlorë.

Në platformën e bashkëqeverisjes ka pasur 108 370 log, ndërsa 18 400 është numri total i regjistrimeve të reja, gjë që tregon interesin në rritje të qytetarëve për përdorimin e kësaj platforme.

Platforma “Shqiperiaqeduam.al” është kthyer tashmë në një mekanizëm për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ku në 10 ditë trajtohen rastet dhe kthehet një përgjigje.