Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë pas protestë së djeshme se ky është fundi i qeverisë-bandë.

Në një postim në twitter teksa poston disa foto nga protesta Basha shkruan se nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien.

Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”– shkruan Basha në twitter.