Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij nga Berati, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do të arr estohet nëse ai do të tentojë të realizojë atë që kryedemokrati e quajti si “grusht shteti”.

Sipas tij, shqiptarët nuk e kursejnë veten për liri e demokraci.

“Kam një paralajmërim të fortë për atë që është gati të kryejë veprën pen*ale të grushtit të shtetit. Asnjë shqiptar nuk e kursen veten e tij për liri e demokraci, unë i pari. Nëse tentoni të realizoni grushtin e shtetit do të ju arr*estojmë, do të ju çojmë para drejtësisë. Nuk keni asnjë shanc për të kryer grushtin e shtetit. Tërhiquni sa nuk është vonë, ndryshe kushtetuta dhe sovrani do të ju dë*nojnë. Do tu jepet dë*nimi i merituar siç parashikon ligji i shtetit”, – tha Lulzim Basha.