Nga Brizida Gjikondi

Shteti tashmë ka nurin e Ramës, opozita atë të Bashës. Të dyja këto janë ne trajtën më të neveritshme që mund të ketë patur ndonjëherë Shqipëria.

Të bësh opinionistin në këtë situatë është si të prashisësh në ujë, të gjithë kuptojnë gjithcka, pavarësisht se kush më pak e kush më shumë di detaje të këtij qelbi politik që ka pushtuar vendin.

Dhe patjetër do vinte kjo ditë. Basha nuk zhgënjeu sërish askënd, ai nuk mund të ndezë dritëzën në shpirtin e shqiptarve kur atë dritë nuk e ka brënda. Ai është një zbutës i rrobave të fëlliqura të mafies që ka kapur shtetin, biznesin dhe mbarë vëndin.

Protestat e tij anemike, janë kthyer periodike si zakonet e grave. Ai mund të bëj sikur grindet me Ramën për cdo gjë të sipërfaqshme po kurrë për thelbin që ka degraduar këtë shtet, pasi vetë ai është gjysma e thelbit. Ligjërimi i tij është pa teks, pa moral.

Ai edhe kur bëri sikur filloi të reflektonte për ligjin kriminal zgjedhor, u tërhoq pa filluar. Ai është peng i vetes, jo i të tretëve. Tashmë Shqipëria është shndruar në një arenë papërgjegjshmërie të strukturuar. Qeveria nuk sillet si shërbyese e popullit por si skllavopronare e tij.

Kasta politike shqiptare është totalisht dhe tërësisht e shkëputur nga realiteti shqiptar. Ata nuk ndjejnë, nuk preken, nuk njohin dhe nuk përkulen përpara popullit të tyre. Ata janë të gjithë për tu flakur në koshin e plehrave të historisë.

Ata e kanë shndrruar Shqipërinë në turpin e Ballkanit, në dëshpërimin e shqiptarve të mirë që mbijetojnë të mpirë rrugëve të Atdheut, në njollën e turpit edhe të shqiptarve që janë jashtë.

Ata rrinë në pushtet në të dy kahët e litarit sepse e dinë që pa pushtet janë të urrjetshëm pa imunitet ndaj të cënueshëm.

Ligjet, ekonomia, drejtësia janë pjella perverse të kontributit të tyre tridhjetë vjecar, vazhdojnë merren me “egërsisht” dhe djallëzisht me Enverin e 30 viteve më parë pasi duan që ata të duken lule përpara tij përballë popullit.

Eshtë shprehja më pa vënd.. për këtë kastë politike kur thuhet.. “lidhjet e saj me krimin”, JO !!!

Kjo kastë politike është vetë krimi !! Kane shpërfytyruar Kushtetutën, kanë shpikur një ligj elektoral criminal që e vret demokracinë që në gjenezë, që nuk përfshin dhe informon shqiptarët absolutisht për cdo gjë që bëhet mbi ta jetët dhe territorin e tyre, dhe të gjithën këtë vetëm e vetëm që të riciklohen dhe të mbijetojnë.

Protestat e Bashës janë surrati i vërtetë i tij, pushteti shtetëror I Ramës, gjithashtu, vec Shqipëria po prêt që shqiptarët e mirë ti japin nurin dhe shpirtin e tyre kurajoz Kombit.