Kryetari i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se vendi është në një situatë kaotike. Basha u shpreh se jemi në kushtet e një grushti shteti, ndërsa tha se në Mbledhjen e Kryesisë së PD u vendos që të ketë përballje popullore kundër tiranisë së kr  imit në pushtet.

Basha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke thënë se në lista janë vendosur vrasës dhe përd hunues ose që kanë lidhje me elementë kri minalë.

“Gjatë ditës së sotme, PD ka shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet  vendi pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sot Shqipëria ka kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës, i cili ka frikë nga zbardhja e dosjeve ku janë përfshirë kryeministri dhe banditët e Rilindjes për të vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë.

Kjo duket qartë në listën e kri minelëve dhe vrasësve që ka vendosur. Kupola e Rilindjes ka vendosur si kandidatë vra sës, përd hunues, kandidatë të zgjedhur nga Ymer Lala në Dibër, që ka caktuar dy kandidatët. Shikoni çfarë zgjedhjesh bëjnë. Ymer Lala cakton dy kandidatët. Edhe formalisht vendi është me gjendje civile të masakruar. Regjistri i adresave është i masakruar, e dhe nga pikëpamja politike nuk ka zgjedhje. Votimi unanim i opozitës është përballje popullore me të gjitha format dhe mënyrat”, tha Basha.