Në rrjetin social facebook, mes shumë rubrikash si:

“Mirëmëngjes”; Intervista, “Photo of the day”;

dhe risish si: “Përgjigja ime”; Ertv Live dhe Ertv News, kryeministri i vendit Edi Rama pasqyron në mënyrë permanente gjithë aktivitetin qeverisës duke informuar qytetarët shqiptarë në lidhje me reformat, shërbimet, investimet dhe gjthë veprimet e ndërmarra nga ministrat e kabinetit qeveritar, por jo vetëm.

Rama njihet tanimë si lider edhe në krijimin dhe implementimin e formave avangarde në komunikimin publik, duke numëruar mbi 1.5 milion ndjekës në facebook, twitter e instagram .

Por këto rrjete sociale Rama i përdor edhe për t’ju përgjigjur kundërshtarëve të tij politik, e jo pak herë për ti ironizuar ata në lidhje me dështimet e tyre politike.

Në rubrikën Ertv News e cila transmetohet çdo të dielë në orën 9:00, pasi është bërë pasqyrimin i punës 1 javore të qeverisë, një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe “punëve” dhe aktiviteti politik të opozitës…natyrisht me doza humori. /Lexo.al/